Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sokol Poga: Thaçi e të tjerët në Hagë asnjëherë nuk kishin pikëpamje për të vrarë shqiptarë

Sokol Poga: Thaçi e të tjerët në Hagë asnjëherë nuk kishin pikëpamje për të vrarë shqiptarë

Kryetari i veteranëve, Sokol Poga, ka deklaruar për TV Arbërinë se gjykimi në Hagë po bëhet në mënyrë të padrejtë ndaj ish- krerëve të UÇK- së.

Sipas tij, kjo “gjykatë politike e bërë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë, me dosjet e shërbimit sekret BIA, shqipfolësit shqiptarë që dalin si kërpurdha, dëshmitarë të ashtuquajtur në Hagë”, po kërkojnë të barazojnë agresorin me mbrojtësin e lirisë.

“Ata që janë atje asnjëherë nuk kanë pasur pikëpamje për të vrarë shqiptarë, për të hangër veshkat e organe të brendshme, këto janë sajesa të shërbimit sekret”, potencoi ai.

Duke shtuar se një drejtim të vetëm kishin e që ishte organizimi i luftës për çlirimin e Kosovës.

/TV Arbëria