Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me lajmin që po qarkullon sot në lidhje me premtimin për banesa për çiftet e reja që martohen në këtë komunë.
“Momenti kur nuk kuptohet “ironia” e momentit nga kundërshtarët e vegjël politikë”, shkroi Latifi.
Latifi për këtë lajm pohoi se nuk është i vërtetë dhe po bëhet vetëm për klikime.
Por, ky “superlajm” që po e lexoni sot, është vetëm për klikime dhe nuk është i vërtetë”
Postimi i plotë i Smajl Latifit:
‘Dje, në seancën e kuvendit, gjatë pikës së dytë të rendit të ditës, diskutova dhe iu përgjigja kuvendarëve konkretisht, si në çdo seancë në pyetjet e tyre.
Fola rreth mbështetjes me 500€ për çdo lindje në maternitetin e QKMF-së në Rahovec.
Ky ishte një premtim i imi elektoral, që tashmë u realizua me sukses dhe natyrisht që është superlajm, siç shkruajnë e flasin mediet.
Por, ky “superlajm” që po e lexoni sot, është vetëm për klikime dhe nuk është i vërtetë.
Meqë dje e votuam Planin Zhvillimor Komunal, dokumentin strategjik, i cili do të pasohet me ndërtime e banesa të larta, gjatë diskutimit, për një moment m’u kujtua Albin Kurti dhe premtimi i tij rreth asaj që kinse ”çdo çifti të ri do t’i dhurohet nga një banesë e re”.
E thashë me vete që “nëse kryeministri nuk e realizon, do ta realizoj unë në Rahovec, duke u munduar që seancës dinamike t’ia jap një dozë humori”.
Kujtojmë se premtimi elektoral i kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021 ka qenë: “Do t’i ndërtojmë katër mijë banesa për çiftet e reja, do të jetë një projekt i madh”, i cili tani është në përfundim të mandatit të tij dhe nuk ia ka filluar as procedurave të dokumentacionit rreth këtij premtimi, e për fillimin e punimeve nuk po flas”.
/TV Arbëria