Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si po i përdorin Kurti dhe Vuqiçi, Glauk Konjufcën dhe Ana Bërnabiqin për ta mohuar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar?

Si po i përdorin Kurti dhe Vuqiçi, Glauk Konjufcën dhe Ana Bërnabiqin për ta mohuar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar?

Shkruan: Afrim Kasolli- Që kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuqiç janë dakorduar për planin franko-gjerman, si dhe Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe planin e zbatimit të Ohrit, për normalizimin marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së, kanë ndjekur një strategji interesante për ta mohuar para opinionit të brendshëm atë për të cilën janë pajtuar dhe që kanë filluar ta zbatojnë.

Nëse, si Kurti ashtu edhe Vuçiqi, ka kohë që janë më të heshtur në këtë drejtim, madje ata edhe kanë filluar t’i zbatojnë elemente të Marrëveshjes, në anën tjetër si kryeministri i Kosovës ashtu edhe presidenti i Serbisë, janë duke i përdorur njerëzit e tyre më të afërt për të krijuar mjegull në opinionin publik.

Kështu, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pak para fillimit të zbatimit të dakordimit për targat i shkruan letra Bashkimit Evropian, se shteti serb ka hekur dorë sa i përket zotimit të tij për atë që është pajtuar.

Në këtë drejtim, ngjashëm edhe Albin Kurti po e përdor të njëjtën metodë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ky i fundit pas pranimit të draft-statutit të Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të përkrahur nga liderët kryesorë të shteteve evropiane, në një intervistë në Zërin e Amerikës, e denonconte si të padrejtë imponimin nga BE ndaj Kosovës, kurse në një intervistë për fundvit në emisionin Rubikon, zotohej se drafti i kësaj marrëveshje nuk do të zbatohej nga Kosova.

E deri sa këta dy zyrtarë të lartë shtetërorë në të dy vendet, po pohojnë se shtetet e tyre nuk do t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat shefat e tyre janë dakorduar, në anën tjetër, në “prapaskenë” krye negociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq nuk “harrojnë” të takohen nën menaxhimin e të dërguarit të Brukselit për dialog, Mirosllav Lajçak, për të diskutar rrugën përpara të procesit dhe fazat implementimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

Po ashtu, këtu vlen të ceket edhe nënshkrimi i kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit, si pjesë e planit për zbatimit të Udhërrëfyesit për Energjinë.

Kurse, zbatimin e planit të sekuncimit e pasqyroi edhe vet zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për një media lokale në gjuhën serbe, kur deklaroi, se themelimi i Asociacionit do të bëhet sipas parimit “duhet të dhënë diçka për të marrë diçka”, duke transmetuar mesazhin në këtë mënyrë se zbatimi i këtij entiteti do të bëhet faza-faza dhe pa u vërejtur, deri sa Glauk Konjufca dhe Ana Bërnabiq e mohojnë kategorisht për nevoja të brendshme se po ndodh një gjë të e tillë.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress