Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > SR-KEK reagon ndaj KEK-ut: Nuk kemi pranuar ftesë për dialog, protesta të enjten do të mbahet

SR-KEK reagon ndaj KEK-ut: Nuk kemi pranuar ftesë për dialog, protesta të enjten do të mbahet

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK) ka reaguar ndaj deklaratës së Bordit dhe Menaxhmentit të KEK-ut, duke mohuar se ka pasur ftesë zyrtare për dialog social që nga 9 nëntori.

Në reagim, SR-KEK thekson se takimi i mbajtur sot me një sindikatë tjetër nuk mund të konsiderohet dialog i mirëfilltë social, pasi konteston përfaqësueshmërinë e saj për shkak të numrit të anëtarëve.

Sindikalistët bëjnë të ditur se kanë kërkuar edhe ndërmjetësim ligjor, por sipas tyre, Menaxhmenti i KEK-ut ende nuk është përgjigjur.

SR-KEK rithekson se është e gatshme për dialog, por kërkon që ai të sjellë zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve.

Në fund, sindikata konfirmon se protesta e paralajmëruar për të enjten, më 19 nëntor 2026, do të mbahet sipas planifikimit.