As në përpjekjen e 52-të të premten Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet.
Partitë e opozitës së fundit nuk kanë propozuar anëtar për Komision për votim të fshehtë, teksa i kanë bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari “ta respektojë Kushtetutën dhe të kthehet te rendi i ditës”.
Në fund Dehari i ka ftuar deputetët që edhe nesër të vijnë në seancë për ta provuar konstituimin e Kuvendit.
Nëse edhe nesër dështon konstituimi i Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se do të ketë masë të përkohshme deri më 8 gusht.