Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Spotify largon artistët rusë që e mbështesin luftën në Ukrainë

Spotify largon artistët rusë që e mbështesin luftën në Ukrainë

Platforma e muzikës Spotify i ka fshirë faqet dhe këngët e disa artistëve rusë, të cilët e mbështesin pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska.

Në mesin e tyre janë edhe Shaman (Yaroslav Dronov), Chicherina, Polina Gagarina, Grigory Leps, Oleg Gazmanov, dhe grupi i rokut Lyube, sipas kanalit në Telegram Rodnoy Zvuk.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Gargarinas dhe Shamanit në fillim të kësaj jave.

Chicherina, Gazmanov, dhe lideri i Lyube, Nikolai Rastorguev, u sanksionuan nga BE-ja në tetor 2022, ndërsa Leps në dhjetor të po atij viti.

Spotify, platforma më e madhe për transmetimin e muzikës në botë, i dha fund veprimtarisë së vet në Rusi në prill 2022, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Themes by WordPress