Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova U19 fiton thellë ndaj Ukrainës

Kosova U19 fiton thellë ndaj Ukrainës

Përfaqësuesja e Kosovë U19 ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Ukrainës U19 në kualifikimet për Euro 2024.

Pas barazimit me Sllovakinë në ndeshjen e parë të Grupit 7, Kosova ka shijuar fitoren.

Sot (e shtunë) në “Ta’ Qali” të Maltës që është nikoqire e grupit, Kosova U19 mposhti thellë Ukrainën, duke e dominuar në të dy pjesët.

Elvir Gashijani realizoi dy gola, ku i pari i tij erdhi në minutën e 22-të për 1-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Për epërsinë 2-0 u përkujdes Eliot Bujupi, ndërsa ylli i Llapit, Gashijani, e trefishoi epërsinë në minutën e 79-të.

Golin e fundit në këtë fitore të thellë e shënoi Elmedin Rama në minutat shtesë për të vulosur fitoren 4-0.

Me këtë fitore, Kosova U19 i prinë Grupit 7 me katër pikë në dy ndeshje, ndërsa mbetet e dyta me tri pikë.

Në ndeshjen e fundit, “Dardanët” e rinj luajnë më 21 nëntor kundër Maltës.

Dy vendet e para në grup kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa faza finale e turneut në Irlandën e Veriut zhvillohet prej 15 deri 18 korrik.

/Arbëria TV

Powered by WordPress