Spitali i Përgjithshëm në Pejë brenda ditës së djeshme ka kryer 15 operacione, që siç thonë ata, janë më të ndërlikuarat në shëndetësi.
Nga të tilla operime, në një njoftim të këtij spitali theksohen, heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit e vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet.
Po ashtu, nga ky spital thonë se për një ditë janë kryer gjithsej 575 vizita.
“Heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit, heqja e një trupi të huaj nga trupi, apo vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet, janë operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. 15 operime të ngjashme janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet mes tjerash në një njoftim në Facebook.
/TV Arbëria