Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Spikatin 3 lojtarë të Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Spikatin 3 lojtarë të Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori shqiptar Odise Roshi i cili realizoi tripletë dhe asist për Erzurumsporin në duelin kundër Jeni Malatyasporit. Ai është vlerësuar me notën 10.

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha është pozicionuar në vendin e dytë pasi u rikthye te goli në kampionat dhe dhuroi asist ndaj Sibenik. Sokol Cikalleshi tundi rrjetën për Adanaspor kundër Manisës dhe është vlerësuar me notën 7.9.

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha ka bërë pritje fantastike në fitoren e thellë 5-0 të AEK. Top 5-shja plotësohet me Qazim Laccin i cili luajti për 60 minuta në duelin e fituar nga Sparta Pragë.