Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm, nipi i Jakup Krasniqit: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së

Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm, nipi i Jakup Krasniqit: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat u dorëzuan më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar nipi i Jakup Krasniqit, Altini.

Postimi i plotë:

ALARM!🚨 Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.

Ka plot persona që kanë përcjellur procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi Prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.

Edhe vet e kam pas një troh shpresë!

Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.

Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!

Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:

Gjyq fer, të pavarur dhe sovran