Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas lajmeve se Specialja ka pranuar prova kundër krerëve të UÇK-së nga MUP-i serb, komanda “për Kosovën dhe Metohinë” dhe organe të tjera.
Sipas OVL-së, kjo është edhe një arsye më shumë për të protestuar më 7 gusht.
“Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë. Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë! Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!”, thuhet në reagimin e organizatës së veteranëve.