Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Specialja jep detaje për dëshmitarin e parë “pro” Thaçi në Hagë, interesim i madh për ta përcjellur

Specialja jep detaje për dëshmitarin e parë “pro” Thaçi në Hagë, interesim i madh për ta përcjellur

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 15 shtator do të nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Seanca e parë, ku do të dëshmojë i pari dëshmitar i mbrojtjes, do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të jetë kryesisht publike.

Për shkak të interesimit të madh, Gjykata ka bërë të ditur se ndjekja e seancës nga galeria e publikut kërkon regjistrim paraprak. Aplikimet bëhen përmes emailit në adresën [email protected], ndërsa konfirmimet do të dërgohen deri më 11 shtator 2025.