Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Psikiatret flasin për mbylljen e strehimores: Shumë e rëndësishme të kemi një qendër për fëmijët e dhunuar

Psikiatret flasin për mbylljen e strehimores: Shumë e rëndësishme të kemi një qendër për fëmijët e dhunuar

Në një raport të policisë së Kosovës për vitin 2023, janë 265 gra dhe 314 fëmijë të strehuar si pasojë e dhunës në familje, ku Gjakova është qyteti që prin me më së shumti raste të dhunës në familje, me 78 fëmijë dhe 47 gra.

Strehimorja e vetme në Kosovë e cila ofron strehim dhe mbrojtje për këta fëmijë rrezikon të mbyllet nga muaji shkurt i këtij viti, arsyeja është mungesa e buxhetit.

Por Vlora L. Hajnuni nga Ministria e Drejtesise pohon se është planifikuar buxhet për strehimoren

“Jo vetëm për atë strehimore por edhe për të gjitha strehimoret e tjera dhe të gjitha organizatat që ofrojnë shërbime sociale, Ministria e Drejtësisë ka planifikuar buxhet edhe këtë vit, ndërsa vitin e kaluar ka ndarë një fond prej 1.5 milion euro në total për të gjitha organizatat, ku mesin e këtyre është edhe strehimorja që strehon fëmijët si rezultat i dhunës”

Ndërda specialistja nga fusha e psikiatrisë, Mimoza Shahini,e shqetësuar thotë se kjo qendër strehimi për fëmijët asesi nuk bënë të mbyllet..

“Mbyllja e kësaj qendre nuk është fatkeqësi për qendër por është fatkeqësi për këtë shoqëri në të cilën jetojmë”

“Ne nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë nëse ne nuk iu japim mundësi të dytë edhe këtyre njerëzve apo fëmijë që nuk kanë ku të marrin, qoftë edukimin qoftë edhe të punohet drejtpërsëdrejti me ta”

Gjithashtu dhe Adelina Ahmet Pronaj, psikiatre flet eksluzivisht për TV Arbërinë, ajo përveç se është e brengosur me trendet në rritje të dhunës në familje, ajo i shpjegon edhe efektet teper negative që i ka dhuna në familje tek fëmijët

“Dhuna e vazhdueshmë te fëmjët ka efekt negative edhe në neurozhvillim, domethënë arrin me bo ndryshime edhe në sistemin nervor qëndror”

/TV Arbëria 

Më posht mund ta gjeni linkun e videos së plotë: