Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Spanjë – Angli, formacionet e mundshme të finales së madhe të Euro 2024

Spanjë – Angli, formacionet e mundshme të finales së madhe të Euro 2024

Spanja dhe Anglia do të takohen në finalen e madhe të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Finalja e madhe do të zhvillohen në ‘Olympiastadion’ të Berlinit me fillim nga ora 21:00.

Spanja kërkon që ta fitoj për herë të katërt këtë trofe, derisa Anglia nuk e ka fituar asnjëherë dhe po kërkon ta bëjë këtë për herë të parë në histori të tyre.

Trajnerët Luis De la Fuente dhe Gareth Southgate nuk kanë shumë dilema në lidhje me titullarët për finalen e madhe.

Te Spanja rikthehen pas pezullimeve Dani Carvajal dhe Le Normand, të cilët do ta nisin nga minuta e parë në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtës.

Konfirmime tek Anglia, me Southgate që pritet t’u besojë sërish titullarëve të suksesit përballë Holandës në gjysmëfinale.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.

Powered by WordPress