Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Spanja dhe Gjermania arrestojnë 4 persona që furnizuan Hezbollahun me pjesë për dronë

Spanja dhe Gjermania arrestojnë 4 persona që furnizuan Hezbollahun me pjesë për dronë

Tre persona janë arrestuar në Spanjë dhe një tjetër në Gjermani nën dyshimet se i përkisnin një rrjeti që furnizonte grupin militant libanez, Hezbollah, me pjesë për të ndërtuar dronë kamikazë që u përdorën në sulmet në veri të Izraelit, thanë autoritetet spanjolle më 18 korrik.

Hetimi nisi në Spanjë pasi Garda Civile detektoi “operacione të dyshimta” të kompanive spanjolle, që udhëhiqen nga shtetas libanezë. Këto kompani kishin materiale të shumta dhe komponentë për prodhimin e dronëve që janë të aftë të bartin eksplozivë prej disa koligramësh, u tha në deklaratë.

Autoritetet besojnë se Hezbollahu mund të ketë ndërtuar disa qindra dronë me këta komponentë.