Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Spanca: 800 mijë euro humbje nga dështimi i AKP-së që të ruajë vlerën e pronave me qira

Spanca: 800 mijë euro humbje nga dështimi i AKP-së që të ruajë vlerën e pronave me qira

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira. Nga mostrat e testuara nga ky institucion, rezulton se vlera potenciale e humbjes nga këto raste është mbi 800 mijë euro.

Kështu ka deklaruar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të hyrat nga qiraja për një periudhë 10 vjeçare.

Spanca tha se 41 për qind e mostrave të testuara kanë rezultuar me parregullsi dhe vlera potenciale e humbjes nga këto raste është mbi 800 mijë euro. Sipas saj kjo vlerë mund të jetë edhe më e lartë.

“Pas vlerësimeve tonë gjetjet janë se AKP ka dështuar të ruaj vlerën e pronave. 41 për qind e mostrave të testuara kanë rezultuar me parregullsi. Ka pasur 800 mijë euro humbje, humbja potenciale di të ishte më e lartë. Agjencia kishte lidhur edhe kontrata të paligjshme. Veprimet e tilla i kanë stimuluar subjekte afariste që t’i uzurpojnë pronat. Gjetjet e auditimi kishin dhënë prona me qira pa detaje të shfrytëzimit. Konstatojmë se Agjencia nuk ka bërë përpjekje për t’i menaxhuar pronat”, tha ajo.

E zëvendëskryesuesja e Bordit të AKP-së, tha se ky raport është vlerësuar nga agjencia dhe se gjatë punimit të raportit ka pasur bashkëpunim të mirë ndërmjet AKP-së dhe ZKA-së.

“Ky raport është vlerësuar shumë nga bordi i AKP-së. Një auditim i tillë shton vlerën tek ne në AKP. Gjatë këtij auditimi AKP ka mbajt një raport shumë të mirë me ZKA besoj që dialogu jonë aktiv e ka bërë më të lehtë punën. Pas draftimit të raportit, kemi mbajt një takim ku i kemi diskutuar të gjitha gjetjet dhe kemi paraqitur argumentet tona se ku pajtohemi e ku jo. Tani më sipas raportit dhe reakomandimeve ne jemi në proces të draftimit të planit dhe deri në mars ky plan do të paraqitet në komisionin tuaj. Auditimet e performancës janë më të reja dhe paraqesin një auditim më subjektiv. Të gjitha këto rekomandime do të adrsohen në mënyrë të duhur”, tha ajo.

/TV Arbëria

Powered by WordPress