Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Spalletti ndryshon formacionin e Italisë

​Spalletti ndryshon formacionin e Italisë

Lucino Spalletti ka nisur stërvitjet me Italinë dhe ka testuar disa nga taktikat e tij në të cilat la të kuptohej se po i përmbahet formacionit 4-3-3.

Ish- trajneri i Napolit do të debutojë në pankinën e “Azzurrëve” të shtunën në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut.

Sipas “Sky Sport Italia”, Spalletti ka treguar tashmë disa dallime nga paraardhësi Roberto Mancini duke treguar zero tolerancë për lojtarët që largohen nga stërvitjet për goditje të vogla ose kërcitje.

Deri më tani, edhe nëse është parë vetëm në paraqitje gjatë seancave të hapura për mediat, duket sikur Spalletti i qëndron formacionit 4-3-3.

Ai kishte dy grupe skuadrash që përballeshin me njëra-tjetrën në stërvitje, të dyja në formacionin 4-3-3.

Matteo Politano dhe Mattia Zaccagni u testuan si lojtarët e tridentit, ndërsa Ciro Immobile dhe Giacomo Raspadori u provuan si qendërsulmues.

/TV Arbëria

Powered by WordPress