Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Spalletti: Goli i dytë na “preu” gjunjët!

Spalletti: Goli i dytë na “preu” gjunjët!

Italia e mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024 në fazën e 1/8-tave me axurrët që u mposhtën nga Zvicra me shifrat 2-0.

Pas sfidës, trajneri Luciano Spalletti theksoi se ai pati shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën për këtë kompeticion ndërsa shtoi se në këtë moment, ekipi nuk mund të bënte asgjë më shumë pasi vuajti edhe freskinë fizike.

“Mungoi diçka në aspektin personal të lojtarëve, por në këto raste përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit. Edhe pse nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur europianin. Ishim nën ritëm dhe pastaj bëhet e vështirë, më pas goli i dyë na “preu gjunjët”. Për fat të keq ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, nuk ishim në kushtet për të bërë diçka më shumë”, u shpreh Spalletti.

Powered by WordPress