Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Spalletti e zuri duke luajtur ‘PlayStation’, ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur ‘PlayStation’, ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Kroacia dhe Italia do të luajnë një ndeshje kyçe në Leipzig të hënën në orën 21:00 për t’u kualifikuar në Grupin B në Kampionatin Evropian.

Pas dy xhirove, Spanja ka gjashtë pikë, Italia tre, Kroacia dhe Shqipëria nga një pikë dhe është e qartë se dueli mes Azurrëve dhe kroatëve do të vendosë se kush do të shkojë në 1/16

Mediat italiane raportojnë se trajneri Luciano Spalletti do të bëjë ndryshime të shumta në skuadrën që ka luajtur deri tani dhe ndryshimi më interesant do të ndodhë në sulm.

Përkatësisht, sulmuesi i parë Gianluca Scamacca do të përfundojë në stolin e lojtarëve rezervë dhe për një arsye mjaft të çuditshme.

Ai ka shkelur rregullin e trajnerit italian për ndalimin e lojërave të PlayStation gjatë Euros dhe në vend të tij Mateo Retegui do të jetë në formacionin titullar kundër Kroacisë.

Gjithashtu në pozicionin e mbrojtësit të djathtë nuk do të jetë Giovanni Di Lorenzo dhe në vend të tij do të luajë Matteo Darmian.

Jorginho me siguri do të zhvendoset në pankinë dhe në vend të tij mund të luajnë Nicolo Fagioli ose Bryan Cristante.

Powered by WordPress