Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë: Akuzohet për tetë raste të abuzimit të tenderëve

SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë: Akuzohet për tetë raste të abuzimit të tenderëve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SPAK bën me dije se Beqaj akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC, ka ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Sipas organit të akuzës, Ilir Beqaj në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, vartësin e tij, të cilin e emëroi si koordinator të zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, ka kryer gjatë periudhës 2022-2023 të paktën tetë raste të abuzimit të tenderave.

Prokuroria e Posaçme informon se tenderat janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese apo prokurim të thjeshtë, duke u paracaktuar nga drejtuesi i SASPAC, Ilir Beqaj, raporton euronews.al.

Në një nga rastet Beqaj akuzohet se ka prokuruar një konferencë mbi Turizimin për shumën 125 mijë euro, konferencë e cila ishte prokuruar dhe nga Ministria e Mjedisit shumë herë më lirë.

Beqaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Themes by WordPress