Djali rrah nënën në Gjakovë dhe arratiset

Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SPAK i kryen hetimet, e dërgon për gjykim çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës

Extra AL PVC

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq çështjen e ish-kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe 4 zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet për “Shpërdorim detyre” kryer dy herë dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Kurse, Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzohet për shpërdorim detyre, kryer 2 herë.

Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu akuzohet për shpërdorim detyre.

Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, shpërdorim detyre.

Stavri Mëhilli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’.

Sipas SPAK, teksa ishte kryebashkiak, Goro, ka regjistruar një sipërfaqe trualli prej 5512 m2 në kundërshtim me ligjin. Në një episod të dytë, ai dyshohet se ka mbivendosur mbi një pronë shtet një sipërfaqe prej 5080 m2. Të dyja këto sipërfaqe trualli u përdorën më pas për llogari të një investimi strategjik.

Socialisti Goro mbajti detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2023, për shkak të arrestimit të Fedi Belerit, i cili i fitoi ato. Pas arrestimit të Goros dhe dorëheqjes së dy kryetarëve të komanduar, në Himarë u zhvilluan zgjedhje të reja, të fituara nga kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.

spot_img

Të fundit

Djali rrah nënën në Gjakovë dhe arratiset

Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht...

Netanyahu thotë se e kanë goditur Hezbollahun në mënyra që s’mund ta imagjinonte, ndërsa zyrtarja e OKB-së paralajmëron “katastrofë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga...

Shkatërrohet një tjetër laborator kokaine në Prishtinë, Sveçla paralajmëron kriminelët: Prapa hekurave është vendi për ju

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar...

Në Asti të Italisë mbahet një paradë e madhe e shqiptarëve -përkthehet në italisht dhe shpërndahet libri i Bardhyl Mahmutit

Të shtunën u mbajt një paradë në Asti të Italisë, për prezantimin e vlerave kulturore e artistike shqiptare, e organizuar nga ASSO Albania Piemonte...

Djali rrah nënën në Gjakovë dhe arratiset

Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.Sipas policisë, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore. Ndërkaq, i dyshuari është...

Netanyahu thotë se e kanë goditur Hezbollahun në mënyra që s’mund ta imagjinonte, ndërsa zyrtarja e OKB-së paralajmëron “katastrofë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga zyra e tij. Në të, ai tha se Izraeli ditët e fundit i ka dhënë...