Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë.
Spahiu, potencon se janë vetëm dy alnternativa sa i përket paqes në Ballkan.
‘’Kemi dy alternative, ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë’’ thotë ai për FrontOnline.
Sipas tij, alternative e tretë do të ishte një status-quo.
‘’Ajo e treta është status-quo kjo gjithmonë në ndryshime globale që po bëhen na dërgon nga lufta, kjo e bënë zotimin e marrëveshjes të domosdoshëm për të dy palët‘’përfundoi ai.