Profesori, Nexhmedin Spahiu vonesën për formimin e qeverisë së re e ka quajtur taktikë të Kurtit për zbritje të pazarit të partnerëve të koalicionit.
Spahiu ka shtuar se kjo vonesë nuk është për shkak se Kurti ka frikë të përballet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi sipas tij Kurti mezi pret ta ketë një përballje të tillë.
“Kurti është duke a zbritur pazarin partnerëve të koalicionit. Pikërisht për këtë ai po tregohet sikurse nuk po i ngutet edhe po dëshiron ta lë këtë përshtypjen që kinse nuk është edhe me çdo kusht me u bë kryeministër thjesht kjo është taktikë e tij për t’ua zbritur pazarin atyre asgjë më tepër, se ai nuk e ka as frikën e ballafaqimit me Trumpin se ai nuk është ‘tuxan’madje dhe ai mezi nuk pret të ketë një ballafaqim me të”, ka thënë ai në Tëvë1.