Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Spahiu flet për pushtimin e shqiptarëve nga osmanët, tregon se si u shkatërruan universitetet

Spahiu flet për pushtimin e shqiptarëve nga osmanët, tregon se si u shkatërruan universitetet

Diplomati dhe gazetari, Avni Spahiu një një emision ka folur rreth historisë shqiptare dhe pasojat nga pushtimi Osman, shkruan TV Arbëria.

Ai tregon se si nuk janë lejuar librat në gjuhën shqipe nga ky regjim.

Spahiu thotë se para pushtimit turk kanë qenë dy universitete në trojet shqiptare, një në Durrës dhe një në Shkodër.

Sipas diplomatit dhe gazetarit, të thuhet se osmanët kanë qenë çlirimtar është antihistorike për historikun shqiptarë.

“Shqiptarët nuk kanë pasur të drejtë të botojnë libra në gjuhën shqipe, gjuha shqipe ka qene e anatomuar nga otomanët dhe kjo ka qenë gjatë tërë kohës, ne mund të themi sot për hir të marrëdhënieve që kemi se otomanët kanë qenë çlirimtar e gjëra të tjera por kjo është kundër historike, antihistorike të thuhet diçka e tillë.

Përshembull para pushtimit turk ka pasur dy universitete në trojet shqiptare, një në Durrës dhe një në Shkodër. Do të thotë në shekullin e XIV, në kohën kur universitetet më të vjetra të Evropës janë themeluar do të thotë e njëjta kohe.

Dhe shkolla e parë që është hapur në trojet shqiptare ka ndodhur vetëm njëqind vjet nga pushtimi otomanë dhe në gjuhën turke dhe shkollë private, do të thotë medrese ku është mësuar feja”, ka thënë Avni Spahiu për historikun e pushtimit osman. /TV Arbëria