Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për TV Arbëria ka komentuar veprimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës ndaj deputetëve të Listës Serbe.
Spahiu këtë përplasje të Konjufcës me Listën Serbe e quan ekspozim patriotik.
Ndër të tjera e përmend edhe skenën që ndodhi në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, duke e cilësuar më të rëndë sesa përplasja e djeshme në Kuvend.
“Me aq sa pash aty në sekuencën e lajmit duket më tepër si të them një ekspozim patriotik sesa diçka konkrete lidhur me punën e Kuvendit.
Fatkeqësish në kosovë po ndodhin gjëra edhe më të kqija sesa kjo, përshembull kemi rastin e asaj se çfarë ndodhi në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, e cila neve na qetë edhe më poshtë sesa kjo për çfarë po flisni ju, ku fëmijët ushtrohen se si ti godasin me shpata ose thika të gjata bashkëmoshatarët e tyre të një përkatsie tjetër etnike, duke e luajtur skeçin me perandorinë osmane, me veshjen me flamuj turk, të cilat kjo gjë ka bërë, sado që nuk ka pasur një reagim publik sepse edhe vet turqia edhe ambasada turke nuk e ka parë të rrugës, në mesin e të huajve është parë si një gjë katastrofale”, kështu ka deklaruar Spahiu.
Video: