Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Southgate: Qëllimi im i vetëm për dy vite ishte fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca

Southgate: Qëllimi im i vetëm për dy vite ishte fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka folur për mediet në prag të finale së Kampionatit Europian, Gjermani 2024, kundër Spanjës që luhet këtë të dielë në orën 21:00 në Berlin.

Ai theksoi se synimi i tij vetëm për dy vjet ka qenë fitorja e këtij kompeticioni, ndaj thekson se momentalisht është pak më shumë emocional.

“Emocionalisht, do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment sepse synimi im i vetëm për dy vjet ka qenë të fitoj këtë turne. Pesë ose gjashtë javët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë, kështu që vërtet nuk e di se ku jam dhe i vetmi fokus është përgatitja e ekipit për këtë ndeshje. Unë jam i vendosur të vazhdoj t’i drejtoj djemtë siç kam bërë muajin e fundit. Ne jemi përmirësuar për sa i përket besueshmërisë së futbollit anglez dhe mënyrës se si ai perceptohet në mbarë botën, por, në fund të fundit, derisa ta fitojmë atë trofe, gjithmonë do të ketë pyetje si jashtë ashtu edhe brenda vendit për atë që kemi bërë”, tha ai fillimisht.

Më tej, drejtuesi i “Tre Luanëve” shtoi se duhet t’i menaxhojnë emocionet dhe të arrijnë fitoren, pasi sipas tij nuk ka rëndësi performanca, por rezultati në fund.

“Ne duhet të sigurohemi që t’i menaxhojmë mirë emocionet sepse në ndeshje të mëdha mund të mos kemi nevojë të performojmë në një nivel që nuk e kemi arritur kurrë më parë. Të jesh në gjendje të japësh maksimumin në ndeshje të rëndësishme është shpesh një arritje. Jo të gjithë mund t’i luajnë ato. Duhet të sigurohemi që jemi të përgatitur mirë. Në fund të fundit, ajo që di është se rezultati i së dielës do të përcaktojë se si ne shikohemi nga të tjerët”, deklaroi Southgate.

Powered by WordPress