Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Këtë të mërkurë nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në rastin e Konjufcës sot pritet të dëshmojë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Dëshmitari i fundit në rastin e Konjufcës qe ish-deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti.

Konjufca akuzohet se në gusht të 2016-ts, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

/TV Arbëria

Themes by WordPress