Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sot varroset burri që u vra mbrëmë në Prishtinë

Sot varroset burri që u vra mbrëmë në Prishtinë

Xhevdet Millaku që u vra mbrëmë në Prishtinë do të varroset sot në ora 17:00 në varrezat në Dragodan.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqët dhe dashamirët se me datën 20.08.2024 ndërroj jetë Xhevdet Hamëz Millaku. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkuren me datën 21.08.2024 në ora 17:00 në varrezat e qytetit te Prishtines në Dragodan.”

Ai dyshohet se u vra nga kunata e tij, e cila më pas është vetdorëzuar në Polici.

Sipas prokurorisë motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare.