Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka mbajtur një aktivitet me fëmijë.
Aktiviteti “sot unë polic i Kosovës” ka përfshirë fëmijët e qytetit të Gjakovës në punën e Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Ky projekt kishte për qëllim përafrimin e fëmijëve me zyrtarët policorë dhe zhvillimin e ndjeshmërisë ndaj sigurisë publike dhe rregullave të trafikut. Gjatë realizimit të këtij projekti, disa fëmijë të veshur me uniformë policore patën mundësinë të ndihen si zyrtarë të vërtetë policorë, duke komunikuar me shoferë dhe udhëtarë të rastit. Ata morën pjesë në një pikë kontrolli ku ndaluan automjete dhe shpërndanë fletushka vetëdijësuese rreth dukurive negative në rrugë, si dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë, të mbushura me animacione edukative”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka thënë se ky aktivitet u mirëprit me shumë entuziazëm si nga fëmijët ashtu edhe nga qytetarët, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes publike për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe për rolin e rëndësishëm që luan Policia e Kosovës në mbrojtjen e qytetarëve.
Postimi i plotë në Facebook: