Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot tentativa e 11-të, për konstituimin e Kuvendit

Sot tentativa e 11-të, për konstituimin e Kuvendit

Të hënën do të mbahet edhe një seancë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo do të jetë tentativa e njëmbëdhjeta që nga e para kur është mbajtur më 15 prill.

Seanca e sotme pritet të nisë nga ora 10:00.

Derisa nga partitë opozitare nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh nga partitë politike as për seancën e së hënës e cila pritet të nis nga ora 10:00.

Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun kandidate për kryeparlamentare, por që opozita ka theksuar se nuk do ta votojë derisa të ndryshohet emri i kandidates.