Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot skadon afati i ZRrE-së – Bizneset pa kontratë rrezikojnë të mbesin pa rrymë

Sot skadon afati i ZRrE-së – Bizneset pa kontratë rrezikojnë të mbesin pa rrymë

Sot është dita e fundit e afatit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë u ka dhënë bizneseve të nënshkruajnë kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga ZRrE.

Të gjitha bizneset që nuk e kanë siguruar këtë kontratë, do mbesin pa energji elektrike.

Bazuar në një raportim të Dukagjinit ditë më parë, u bë e ditur se Oda Ekonomike planifikon t’i drejtohet Gjykatës Supreme për aktvendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale që i dha të drejtë ZRrE-së.Rrugët ligjore po i ndjek edhe i Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e cila po përgaditet t’i drejtohet Kushtetueses.

Në ndërkohë, sipas Odës Ekonomike, janë mbi 1000 biznese që nuk kanë arritur të bëhen pjesë e tregut të lirë të energjisë dhe rrjedhimisht, preken nga vendimi i ZRrE-së.