Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.

Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.

Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre, që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e kësaj dite Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRTM), njofton se në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, për herë të parë, një burrë i mbijetuar do të ndajë publikisht rrëfimin e tij.

“Një rrëfim që sfidon frikën, stigmën dhe harresën. Një akt guximi që hap një kapitull të ri për drejtësinë dhe të vërtetën”, njofton QKRTM-ja.

Ndryshe me propozim të presidentes Vjosa Osmani, qeveria, 14 prillin e ka caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.