Sot është 54-vjetori i lindjes së Heroit të Kombit, poetit, publicistit e nacionalistit shqiptar, Bahri Fazliut.
Lidhur me këtë ka shkruar nipi i tij, Fahri Fazliu i riu.
Fazliu ka shkruar se njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, duke shtuar se Kosovës po i mungon penda, e mprehtë dhe vizioni i Bahriut.
“Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi!
Ra për të mos vdekur kurrë!
Lavdi Heroit të Kombit Bahri Fazliu!🇦🇱”, ka shkruar Fahri Fazliu në Facebook.