Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit

Sot seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit

Edhe sot me fillim nga ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Të enjten Kuvendi u mblodh për të finalizuar konstituimin duke zgjedhur nënkryetarin e fundit.

Sidoqoftë, nënkryetari nga pakica serbe nuk u votua, me ç’rast kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën.

Gjatë kësaj seance nuk u zgjodh as Sllavko Simiqi, kandidati nga Lisa Serbe, e as Nenad Rashiqi që nuk gëzon mbështetjen e kësaj liste.