Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot rifillon mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës

Sot rifillon mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës

Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.

Sipas njoftimit, falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra, është siguruar një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Komuna u ka uruar nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë.

Ndërsa, Komuna e Fushë Kosovës ka shtyrë nisjen e procesit mësimor për datën 19 janara derisa Komuna e Malishevës  dhe ajo e Drenasit kanë njoftuari se gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune shtyhet deri më 14 janar.