Kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu ka njoftuar se do të jetë sonte në dy transmetime live të ndara për shqiptarët në diasporë, fillimisht në Gjermani dhe më pas në Zvicër.
Sipas njoftimit të tij, ai do të dalë përballë shqiptarëve në Gjermani nga ora 20:00 deri në 21:30, ndërsa më pas nga ora 21:30 deri në mesnatë do të jetë i pranishëm në një tjetër platformë për shqiptarët në Zvicër. Kryeziu thotë se në këto paraqitje do të përballet me pyetje nga qindra pjesëmarrës dhe mbi 20 panelistë.
Ai ka ftuar qytetarët ta ndjekin transmetimin në platformat ku pritet të ketë një audiencë të gjerë në diasporë, duke përmendur edhe synimin për arritjen e një audience të madhe shikuesish.
Në deklarimin e tij, Kryeziu ka theksuar nevojën për mobilizim politik dhe ndryshim në Kosovë, duke u shprehur kritik ndaj klasës aktuale politike dhe duke kërkuar angazhim më të madh për projekte dhe zhvillim në vend.
Transmetimet live pritet të zhvillohen në dy portale të njohura shqiptare në diasporë.
