Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sot PSD proteston kundër Gjykatës Speciale

Sot PSD proteston kundër Gjykatës Speciale

Partia Socialdemokrate sot (e shtunë) mban protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për medie të hënën, tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

“Ftoj secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, secilën organizatë shoqërore dhe politike që me datën 24 dhjetor, ditë e shtunë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në orën 14:00 të bashkohemi në protestë për të marshuar drejt sheshit ‘Skënderbeu’ dhe për të adresuar kërkesat tona karshi institucioneve të Kosovës dhe për të dëshmuar që dënimi që është shqiptuar në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është në emrin tonë”, tha ai.

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lideri i PSD-së, tha se Gjykata Speciale po tenton të tjetërson historinë e Kosovës.

“Tash ka një tendencë që ka marrë rrugëtim për shtrembërimin e historisë së Kosovës”, deklaroi Molliqaj.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.   /TV Arbëria

Powered by WordPress