Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut

Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK kanë njoftuar se sot nga ora 10:00, do të mbajnë një protestë paqësore, fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe pastaj para zyrave të KEK-ut.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, protesta do të organizohet si shenjë revolte kundër vazhdimit të tenderimit të paligjshëm të këtij departamenti, pagave të ulëta, dhe kushteve të rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.

Kujtojmë se punëtorët e sigurimit fizik në KEK, kishin protesuar edhe para disa muajve para objektit të kësaj kompanie dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kishin kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat. Si shenjë pakënaqësie ata kishin hedhur edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeqytet.

/TV Arbëria

Themes by WordPress