Vrasja e mbrëmshme e një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së, ka bërë që sot (e enjte) në Prishtinë të protestohet kundër vrasjes së grave.
Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Raste të tilla tragjike kanë ndodhur edhe më parë, vetëm javën që shkoi një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, po në Prishtinë. /TV Arbëria