Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sot përpjekja tjetër për zgjedhjen e kryekuvendarit

Sot përpjekja tjetër për zgjedhjen e kryekuvendarit

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.

Në vazhdimin e seancës së 24 gushtit, partitë politike në Kuvend dështuan të konstituojnë legjislativin e nëntë, duke vazhduar kështu ngërçin politik në vend.

Dy kandidatët e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë. Pas dështimit të të gjitha kandidaturave, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet sot, të martën.

Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur më 15 prill, por pas dhjetëra vazhdimeve deri më 26 korrik, deputetët kanë dështuar ta finalizojnë procesin me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sipas aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 19 gusht, Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin brenda 30 ditësh.