Edicioni i rregullt i garave në Superligën e Kosovës në basketboll do të përfundojë sot e dy ndeshjet e fundit që zhvillohen gjatë ditës në qytetin e Suharekës.
Me fillim nga ora 17:00, Bashkimi do të ballafaqohet me kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin.
Ndërsa, në mbrëmje, nga ora 20:00, Ponte Prizreni përballet me Sigal Prishtinën.
Tabelën e kryeson Peja me 49 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me 48 de Golden Eagle Ylli me 46 sosh.
/TV Arbëria