Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Njoftimin e ka bërë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka sqaruar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për rastet kur plotësohen kushtet për zbatimin e vendimit.