Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sot në Tiranë është mbajtur një takim vëllazëror mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Sot në Tiranë është mbajtur një takim vëllazëror mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për kujdesin ndaj Kosovës në këtë periudhë jo të lehtë.

“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, është shprehur Haradinaj.

Ky takim po mbahet në kohën kur Kryeministri Rama dhe Kryeministri Kurti i kanë marrëdhëniet e tyre në pikën më të ulët të mundshme. por këtu duhert kujtuar se në të kaluarën as Kryemnistri Rama nuk i kishte marrëdhëniet e shkëlqyera me kryetartin e AAK-së z. Ramush Haradinaj. Madje në kohën deri sa ky i fundit ishte kyreministër i Kosovës, i pari i Qeverisë së Shqipërisë e kishte paditur z. Haradinaj për shpifje, padi që më vonë e tërhoqi.

/TV Arbëria