Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot mot kryesisht me vransira, të shtunën temperaturat pësojnë rënie

Sot mot kryesisht me vransira, të shtunën temperaturat pësojnë rënie

Mot kryesisht me vransira parashihet sot. Nuk mungojnë intervale me diell. Të reshura shiu përfshinë pjesë perëndimore të vendit gjatë ditës, e më vonë pritet të shtrihen dhe në pjesë tjera. Në zona malore reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore, mesatare 4-9m/s.

Të shtunën temperaturat pësojnë rënie gjatë ditës në 4C e 0C deri në mbrëmje. Paraqiten mundësi për të reshura, që deri në mbrëmje shndërrohen dhe në reshje të pakta dëbore. Ditën e diel do të ketë intervale me diell, pro mbetet ftohtë. Të hënën më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë, ende ftohtë, maksimalet pranë 0C, e nuk përjshtohen mundësi për rrebeshe të dobëta dëbore. Nga dita e shtunë frynë erëra më të theksuara nga veriu e verilindja me hove deri në 10m/s.