Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot mot i vranët e me riga shiu

Sot mot i vranët e me riga shiu

Të marten në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.

Teksa temperaturat minimale pritet të sillen nga 12 e 17°C, kurse ato maksimalet nga 21 – 25°C.