Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, parashihen të sjellin riga shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.