Pas Holandës dhe Argjentinës që ishin të parat që siguruan vendin në mesin e tetë ekipeve më të mira në Kupën e botës, sot do të mësohen edhe dy të tjera.
Do të zhvillohen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante ku katër skuadra synojnë të bëjnë një hap më tutje në këtë kompeticion.
Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Al Thumana”, ballafaqohen Franca me Poloninë.
Kurse, ballafaqimi tjetër tejet interesant zhvillohet nga ora 20:00 ndërmjet Anglisë dhe Senegalit. Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”. /TV Arbëria