Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës së kësaj mbledhje nuk është bërë i ditur.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  3. Pyetjet parlamentare;
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet;
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve;
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor;
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158;
  8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021;
  9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”;
  10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”;
  11. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress