Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot mban mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore

Sot mban mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili është formuar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore do të diskutojë sot rreth angazhimit të ekspertëve.

Mbledhja që pritet të nisë nga ora 13:00 do të mbahet pasi gjatë vitit të kaluar janë ngritur dyshime për keqpërdorim dhe abuzim me rezerva shtetërore.

Në lidhje me këtë çështje vitin që shkoi u patën arrestuar disa persona, ndërsa vetë komisioni pati dështuar disa herë të formohej pasi deputetët e VV-së që janë pjesë e këtij komisioni nuk ishin të pranishëm.

/TV Arbëria