Sot (e mërkurë) pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet nga ora 11:00, ndërsa do të nënshkruhet aplikimi nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas kësaj pritet të ketë konferencë për media. /TV Arbëria